18-vjeçari dhe bashkëpunëtori i tij, të cilët tentuan të vrisnin me armë një 16 vjeçar në Kamzë, janë vënë në pranga.
Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, rreth orës 16:10, në rrugën “OSBE”. Autori Armir Hasaj dhe 19-vjeçari Xhorxh Cuni, të by banues në Kamëz, teksa tentuan të vrisnin adoleshentin, e kanë plagosur atë. 16-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Dy të rinjtë pas konfliktit janë arratisur me makinë ngavendi i ngjarjes , e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Kapja e tyre u bë e mundur nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit dhe Pronës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithsëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel