“Në kuadër të dashurisë” në Gjakovë, premiera pritet me emocione të mëdha

20/10/2023 12:22

Suksesi i filmit “Në kuadër të dashurisë”, i pari prodhim i Top Channel Films me protagonistë kryesor Olta Gixhari dhe Luzi Ejlli, nuk po ndalet.

Mbrëmjen e djeshme publiku i Gjakovës pati mundësinë të shijojë premierën e filmit dhe të ndanin nga afër emocionet dhe ndjesitë me yjet e “Në kuadër të dashurisë”.

Salla e kinemasë u mbush plot me një audiencë kureshtare të cilët me padurim prisnin të shihnin ketë prodhim filmik.

Projekti i suksesshëm me kastin e aktorëve profesionistë, personazheve publike më në zë të momentit dhe një staf i madh që punuan së bashku arritën që të përcjellin tek publiku emocione, humor dhe energji pozitive.

Po ashtu premiera e filmit do të vazhdojë edhe në vende të tjera ku ka shqiptar, Maqedoni e Veriut, Greqi, Angli, Austri dhe pritet që të jenë edhe përtej kontinentit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA