Morën ryshfet për heqjen e sekuestros së një automjeti, SPAK dërgon për gjykim 2 policë gjyqësorë, sekserin dhe 2 përfituesit

20/10/2023 12:14

SPAK ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të 5 personave, mes tyre dy oficerëve të policisë gjyqësore në Elbasan dhe shefit të klubit sportiv të bashkisë së Gramshit.

Ata akuzohen për korrupsion pasi Lirian Taragjini dhe Zenel Taragjini kanë dhënë 50.000 dhe 150.000 lekë të reja si dhe përfitime të tjera, për të hequr sekuestron e automjetit të tyre në cilësinë e provës materiale nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Të akuzuarit janë:  Çelnik Toska, me detyrë oficer i policisë gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Gramsh, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Lulzim Hasa, me detyrë shef i Klubit Sportiv të Bashkisë Gramsh, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sefer Shuka, me detyrë oficer i policisë gjyqësore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës ”.

Lirian Taragjini, ( i vetëpunësuar ), akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,  e kryer në bashkëpunim. Zenel Taragjini, akuzuar për të njëjtën vepër penale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA