17 persona, më i fundit i përfshirë në listën e akuzës pak orë më parë përfunduan në SPAK si pjesë e grupit të Laert Haxhisë, i cili etiketohet në hetimet e deritanishme si organizator dhe porositës vrasjesh.
Një muaj nga pendimi i Artan Tafanit, prokuroria e Elbasanit shpalli moskompetencën dhe vlerësoi se të gjithë të dyshuarit midis tyre edhe Laert Haxhia duhet të hetohen për grup të strukturuar kriminal dhe për veprime që i kryen si grup. Midis tyre, më të rëndat katër vrasje të kryera në dy shtete.
Vrasjet e Çajup Selimit, Alban Semakut, Alb Bashliut, Fridman Xhaferraj, kryer në Shqipëri dhe Lulzim Qorri e Dikens Halili, kryer në Greqi, treguan se si anëtarët në ndarë në role kryen të mirëmenduara në ambiente publike, por edhe duke vrarë tinëzisht shtetas që i besonin sikurse ishte Fridman Xhaferraj, trupi i të cilit u fsheh në një rezervuar dhe që u identifikua nga fletë lirimi i burgut që vërtetonte se i kishte kryer një më një ditët e burgut.
Prokuroria e Elbasanit u mbështet te dëshmia e Artan Tafanit, së fundmi hajdut, i cili ka dhënë detaje mbi porositë që kryheshin për të vrarë jo vetëm kundërshtarë, por prokurorë, të cilët kishin hetuar në qytetin e Lushnjës të besuarit e Laert Haxhisë.
Por kur Anterio Kaloshi dhe Orges Birbili kanë marrë burg të përjetshëm nga Gjykata e Posaçme, Haxhia po gjykohet tek e njëjta gjykatë dhe së fundmi përfaqësia diplomatike në Athinë informoi se i riu nga Lushnja kishte refuzuar të merrte dijeni për procesin, ku ai akuzohet për dy vrasje të tjera.
Rrëfimi i Tafanit ekspozoi plane për të vrarë dy prokurorët Dolorez Musabelliu dhe Merita Selimi dhe për këtë arsye autoritetet kanë marrë masa sigurie. Jo vetëm për ta, por edhe për ambientet. Ministri i Brendshëm kërkoi që të gjitha prokuroritë të ruhen e së bashku edhe gjykatat duke nisur nga më e thjeshta, sigurimi i vendeve të parkimit për njerëzit e drejtësisë. Kjo shkresë iu është përcjellë të gjitha Bashkive.
Top Channel