Këtë të premte orët e paradites do të mbeten me kthjellime dhe vranësira të pakta në bregdet dhe zonat e ulëta, por kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të ketë në zonat malore të Shqipërisë.

Sipas Meteoalb, orët e mesditës pritet që vranësirat të dendësohen në pjesën më të madhe të vendit pritet gjithashtu shtim i lagështirës në ajër.

Gjatë natës parashikohet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar reshje shiu si fillim në zonat malore dhe gradualisht në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten si vlerat e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 30°C.

Era do të fryjë e fortë dhe problematike në det madje priten stuhi detare ku shpejtësitë ne det të hapur arrijnë mbi 80 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 7-8 ballë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA