Banorët e fshatit Libofshë apelojnë për ndërhyrje nga ajri për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë kodrat me ullinj, pasi situata po përkeqësohet.

Ata deklarojnë se ndihen të rrezikuar, madje janë djegur disa banesa.

Po rrezikohemi, po digjen shtëpitë se ullinjtë mbaruan. Janë djegur edhe shtëpi, zjarri po afrohet. Tufa me lopë është brenda, gjynah të digjen”-shprehen banorët.

Ndërkohë era e fortë po favorizon flakët që janë duke u përhapur me shpejtësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA