Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Afërdita Paqarada, vajza që u shpall më e bukura e Kosovës në vitin 1990.
Përpos kujtimeve nga Miss-i i parë ku ajo theu disa tabu, Afërdita ka kaluar disa sfida në jetën e saj, por ajo me kancerin ngelet më e vështira.
“Ishte shumë e vështirë t’u tregoje miqve, familjarëve, por akoma më e vështirë ishte t’u tregoja dy fëmijëve. Vajzës, Arbës nuk ia shpjegova me detaje se ishte e vogël, ndërsa djalit i bëra një premtim që do kthehesha shëndoshë e mirë”, u shpreh Paqarada.
Ajo u emocionua pasi dëgjoi edhe një videomesazh nga e motra, Isidora, e cila e përgëzoi për forcën dhe guximin gjatë përballjes me sëmundjen.
Edhe 51 vjeç, Afërdita vijon të jetë në super formë dhe sekreti qëndron tek aktiviteti fizik dhe kujdesi në mënyrën se si ushqehet.
Top Channel