Dha leje për të ndërtuar në mënyrë të paligjshme, “Arrest në burg” për punonjësin e IKMT-s në Vlorë
20/10/2023 16:50
Gjykata e Sarandës ka ekzekutuar masën e arrestit në burg për punonjësin e IKMT-së, Martin Arapi, pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke dhënë leje për ndërtime në mënyrë të jashtëligjshme.
Inspektori 32-vjeçari dyshohet se ka dhënë leje për ndërtim në territorin e Bashkisë së Sarandës, kryesisht në zonën e Ksamilit.
Në kuadër të operacionit policor “Mjegulla”, pas procedimit penal të regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Sarandë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, u finalizua vendimi “Arrest në burg”.
Ky vendim u dha sot nga Gjykata e Sarandës, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.
Top Channel