Pas mbërritjes në Izrael, Rishi Sunak tha në një deklaratë për mediat në aeroportin e Tel Avivit se sulmet e Hamasit më 7 tetor ishin një “akt i papërshkrueshëm, i tmerrshëm terrorizmi” dhe u shpreh se Mbretëria e Bashkuar qëndron me Izraelin.
“Pres me shumë padurim takimet e mia më vonë me kryeministrin dhe presidentin dhe shpresoj shumë që ato të jenë takime produktive”, tha Sunak.
Rishi Sunak arriti në Tel Aviv gjysmë ore më parë – rreth orës 09:00 me orën izraelite dhe 07:00 në MB.
Ai kishte fluturuar për në Qipro mbrëmë dhe më pas për në Tel Aviv këtë mëngjes.
Sunak tani do të niset për në Jerusalem për të takuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin izraelit Issac Herzog në orët e ardhshme.
Top Channel