Rikthehet në Mianmar festivali barkave të Budës, mes gëzimit e trishtimit të situatës politike (fotot)

19/10/2023 18:56

Mijëra besimtarë budistë morën barkat sot në liqenin e famshëm Inle për festivalin shtatëmbëdhjetë-ditor Phaung Daw Oo Pagoda që rikthehet pas tre vjet mungese.

Eventi konsiston në transportimin simbolik te katër statujave të Budës në barkën e veshur me flori, e cila e shëtit atë mes fshatrave të rajonit lindor Shan.

Këtë vit festivali është disi i përmbajtur prej dhunës me të cilën vendi ende përballet që prej gusht-shtetit të vitit 2021. Grupe vendase monitorimi thotë se fushatat e ushtrisë kundër kundështarëve të puçit kanë rezultuar në rreth 4000 të vdekur dhe mijëra të arrestuar, shkruan rrjeti AFP.

Rezidentja vendase Phuu Pyae Thwe, Inle tha se megjithëse festa supozohet të shprehë gëzim, në shumë rajone situata është e trishtë.

“Nuk e kryenim festivalin prej tre vitesh. Ne po gëzojmë këtu por në anën tjetër të liqenit Inle situata është e keqe dhe kjo na trishton, edhe pse jemi të lumtur për festivalin”, tha ajo.

Teksa pjesëmarrësit mblidheshin rreth barkës së artë të zbukuruar me flamurë budistë, besimtarët u luteshin katër imazheve brenda saj.

Barka e artë e statujave tërhiqej nga katër mjete elegante druri ku rremonin dhjetra burra në stil tradicional me rrema të lidhura në këmbë.

Eventi ka qenë më parë një atraksion i njohur turistik por prej grusht-shtetit numri vizitorëve ka rënë ndjeshëm dhe bizneset kanë reduktuar stafin e tyre.

FOTO GALERI
1/7
Mijëra besimtarë budistë morën barkat sot në liqenin e famshëm Inle për festivalin shtatëmbëdhjetë-ditor Phaung Daw Oo Pagoda

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA