Protesta pro-Palestinës, plagosen 65 policë në Berlin-Fraser: E patolerueshme!

19/10/2023 14:40

65 policë u plagosën në Berlin gjatë një demonstrate pro-palestineze, e cila degjeneroi në dhunë.

Autoritetet gjermane nuk e kanë fshehur shqetësimin e tyre nga përhapja e tubimeve të këtij lloji. Pjesëtarët e forcës policore “u qëlluan me gurë e kokteje molotov”, thuhet në deklaratën e policisë. “Dua ta dënojë hapur e qartë atë që ndodhi në rrugët e Berlinit. Ne kemi një shkallë të lartë të lirisë së organizimit dhe kjo sigurisht, vlen edhe për  protestat në rrugë, por nuk mund të tolerojmë përdorimin e dhunës, veçanërisht kundër forcave të policisë. ”, u shpreh Ministrja e Brendshme Nancy Faeser.

Faeser nënvizoi se angazhimi i Berlinit ka për qëllim mbrojtjen e institucioneve hebraike dhe të gjithë hebrenjve në Gjermani.

Në  kryeqytetin gjerman, pati nga ana tjetër edhe marshime në mbështetje të Izraelit. Është e tmerrshme ajo që po ndodh, u shpreh një tubuesve, është e paimagjinueshme që mund ta dëshmonim një gjë të tillë në vitin 2023.

“Duket sikur jemi kthyer mbrapsht në kohë, sikur e gjithë bota është çmendur. Dua të them, civilë që ekzekutohen në stacione autobusi, në vendstrehime, pa dallim. Gjëra të tilla më tmerrojnë”, u shpreh protestuesja Krystina Kavaleuskaya.

Kancelari Olaf Scholz e bëri të ditur se do të ketë veprime energjike dhe konsekuente të autoriteteve gjermane kundër antisemitizmit dhe glorifikimit të dhunës. Autoritetet nuk duhet të lejojnë demonstrata, në të cilat bërtitën parulla antisemitiste dhe bëhet thirrje për dhunë, deklaroi ai në Bundestag.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA