Prodhues francezë të verës shkatërrojnë shishet e lira spanjolle në autostradë, në protestë ndaj importeve të qeverisë nga vendi fqinjë (fotot)

19/10/2023 18:02

Prodhues vere në Francë shiheshin sot të shkatërronin demonstrativisht arkat me shishe vere të lirë që vinte nga Spanja, duke protestuar për favorizimin e importeve të lira nga autoritetet.

Zhvillimi vjen teksa në gusht qeveria franceze tha se do të eliminojë miliona litra verë vendase e madje dhe vreshta, pasi çmimet e larta kanë bllokuar shitjen e tyre.

Protestuesit kishin ndaluar mëngjesin e sotëm disa kamionë që importonin verë nga Spanja në pikën kufitare të Le Bolou 10 km larg kufirit jugor mes vendeve.

Prodhuesit e zemëruar më pas shkatërruan arka e derdhën verën në rrugë, ndërsa disa prej tyre hapën rubinetin e një kamioni spanjoll duke bërë që vera e kuqe të vërshonte në autostradë nga depozita.

Frederic Rouanet kreu i shoqatës së prodhuesve lokalë të verës, tha protesta është “pjesë e luftës ndaj kriminelëve ekonomike që abuzojnë me prodhuesit vendas të verës”.

“Ne nuk do të lejojmë që ata të importojnë këto verëra të huaja”, shtoi ai.


Protestuesit ishin të gjithë prodhues vere dhe nuk u ndaluan nga policia, shkruante rrjeti vendas Vitisphere.

Në video të postuara në rrjetet sociale, protestuesit shiheshin që shkelnin arkat e verës me gaz Freixenet, e cila kthehej në pellgje shkume të bardhë kur binte në rrugë.

Në rrugë ishin flakur gjithashtu arka me domate spanjolle, ndërsa disa goma makinash ishin ndezur, dhe zjarrfikësit prisnin të ndërhynin.

Nga rajonet më të goditura nga urdhëresa është Bordeaux, per te cilin qeveria tha se do të blejë sasi të mëdha vere për ta kthyer në produkte pastrimi apo parfume.

FOTO GALERI
1/7
Zhvillimi vjen teksa në gusht qeveria franceze tha se do të eliminojë miliona litra verë vendase e madje dhe vreshta

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA