Gjykata e Posaçme pranoi gjykimin e shkurtuar për Joana Duron, ish-sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë nën akuzë për korrupsion.
E vendosur nën hetim nga SPAK në fillim të këtij viti ish zyrtarja e Ministrisë së Shëndetësisë gjendet në të njëjtën dosje me ish specialisten e nivelit të lartë Laura Shteto, edhe ajo nën masën arrest me burg.
Ndërkohë që dy të tjerët, administratori i kompanisë “Drikons” Vladimir Topi dhe inxhinieri Silvi Shehu, akuzohen se paguan 330 mijë lekë për një tender me synimin për tu favorizuar. Kjo shumë ju dha ish sekretares së përgjithshme nga Laureta Shteto.
Të dyja të akuzuarat nuk parashtruan asnjë deklaratë në seancë përveç pohimit të gjeneraliteteve.
Ndërkohë që në seancën e ardhshme pritet që SPAK të shpallë pretencën. Hetimi i prokurorisë së posaçme përmend se si tenderi i zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, me objekt “Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës kishte si fond limit shumën prej 800 mijë lekë.
Gjatë përgjimeve rezultoi se ish-sekretarja i mori paratë në një zarf, në zyrën e saj prej nga ku doli me pranga.
Top Channel