Megaoperacioni “Highway” nga policia italiane, arrestohen tre shqiptarë në Milano për trafikim droge

19/10/2023 13:58

Tre shtetas shqiptarë janë vënë në pranga në Milano, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të megaoperacionit “Highway”.

Ky megaoperacion është iniciuar nga policia italiane që në vitin 2017 për shkatërrimin e një grupi kriminal për trafikimin e narkotikëve.

Të arrestuarit në Milano janë: Emirjan Beu, 32 vjeç, Syrjan Tola, 43 vjeç dhe Dorian Beu, 44 vjeç të cilët akuzohen si pjesëtarë të një grupi kriminal me veprimtari në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Ndërkohë në Durrës janë sekuestruar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme me vlerën mbi 1 milion euro që këta shtetas dhe familjarët e tyre kishin në pronësi. Këto pasuri, dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e 3 shtetasve të vënë në pranga.

Konkretisht, GjKKO-ja ka caktuar masën “Sekuestro preventive”, për pasuritë si vijojnë: 2 shoqëri tregtare me objekt fushën e peshkimit, së bashku me asetet e tyre, aktivitetet tregtare të 3 subjekteve fizike, së bashku me asetet e tyre, 1 anije peshkimi, 1 apartament, 1 garazh, 1 njësi shërbimi bar-kafene dhe 3 njësi të tjera shërbimi të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA