Kongresi Botëror Hebre kërkon ndihmën e Papa Françeskut për lirimin e pengjeve

19/10/2023 17:55

Kreu i Kongresit Botëror Hebre, kërkon ndërhyrjen e Papa Françeskut për lirimin e pengjeve nga Hamasi.

Takimi mes kreut të Kongresit Botëror Hebre, Ronald Lauder, dhe udhëheqësit të kishës katolike romake Papa Françeskut u zhvillua sot në Selinë e Shenjtë.

Numri i pengjeve izraelitë dhe të huaj të mbajtur nga Hamasi në Rripin e Gazës, ka shkuar deri më tani në 203.

“Ne i kërkojmë Shenjtërisë suaj që të përdorni fuqinë tuaj, forcën tuaj, për t’i liruar këta pengje,“- tha gjatë fjalës së tij Kreu i Kongresit Botëror Hebre, Ronald Lauder.

Ju mund të jeni i vetmi person që ka autoritetin moral për ta bërë këtë.”- shtoi më tej Ronal Lauder.

Papa Françesku ka bërë disa herë thirrje për lirimin e pengjeve  dhe ka shprehur shqetësimin e tij për sulmet ndaj civilëve në Izrael dhe Gaza.

Kongresi Botëror Hebre i cila daton nga viti 1936, përfaqëson komunitetet hebraike në më shumë se 100 vende, pranë qeverive dhe organizatave ndërkombëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA