Këshilli Kombëtar i Territorit miraton lejet për ndërtimin e 12 objekteve në Tiranë

19/10/2023 14:04

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejet e ndërtimit për 12 objekte të reja në Tiranë.

Kryesisht janë qendra banimi, objekte shërbimi dhe hotelerie që do të ndërtohen në disa zona të kryeqytetit.

Më poshtë, lista e plotë e lejeve të reja të ndërtimit të dhëna nga KKT:

1. Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë shërbimi, hoteleri dhe banimi 2-8 kate dhe 28 kate mbi tokë, me 5 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën: “Kristo Luarasi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Vistas Enterprises” sh.a.

2. Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë shërbimi, hoteleri dhe banimi 2-6 kate dhe 40 kate mbi tokë, me 5 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën: “Kristo Luarasi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Green Living Company” sh.p.k.

3. Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë multifunksionale “Barcelona Tower”, me vendndodhje në Rrugën: “Ibrahim Rugova”, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bami Holding” sh.p.k.

4. Leje Zhvillimi për objektin: “Objekt shërbimi dhe banimi 16 kate mbitokë”, me vendndodhje në Rrugën: “Fortuzi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “TDT & Partners” sh.p.k.

5. Leje Zhvillimi për objektin: “Qendra e Kongreseve 5 kate mbitokë dhe 3 kate nëntokë, Godine Banimi 40 kate mbitokë dhe 5 kate nëntokë dhe Godinë Hotelerie 25, 26 kate mbitokë dhe 5 kate nëntokë, në Rrugën “Bulevardi i Ri”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Usluga” sh.p.k.

6. Leje Zhvillimi për objektin: “Tirana New Boulevard”, zhvillim kompleks për ndërtimin e ambjenteve të reja me funksion residencial dhe shërbimesh prej 41 dhe 44 katesh mbi tokë dhe 8 katesh nëntokë, me vendndodhje në Bulevardin e Ri, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Smart Construction Invest” sh.p.k dhe shoqërinë “Progeen” sh.p.k.

7. Leje Zhvillimi për objektin: “Wind Tower”, zhvillim kompleks për ndërtimin e ambjenteve të reja me funksion residencial dhe shërbimesh prej 22 kate mbi tokë dhe 7 kate nëntokë, me vendndodhje në Rrugën: “Dritan Hoxha”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kastrati Construction” sh.p.k.

8. Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë shërbimi dhe banimi 16-19-35 dhe 39 kate mbitokë”, me vendndodhje në “Bulevardin e Ri”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Tirana 2-Konstruksion” sh.p.k.

9. Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbime 2 dhe 14 kate mbitokë, me 4 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën: “Vaso Pasha”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Domus Group” sh.p.k.

10. Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë banimi, shërbimi dhe hotelerie 6, 13, 20, 27, 34 dhe 41 kat dhe 5 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën: “Muhamed Gjollesha”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Develalb Construction” sh.p.k dhe shoqërinë “Edonil Konstruksion” sh.p.k.

11. Leje Zhvillimi për objektin: “Tirana ëest Block”, Objekt shërbimi, banimi dhe hoteleri 1-15 kate mbitokë, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “A.G.E Co & Co” sh.p.k.

12. Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë polifunksionale 2-21 kate me 2 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën: “Hoxha Tahsin”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Oni & Afa” sh.p.k.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA