Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian analizojë ecurinë në luftën kundër korrupsionit dhe zbatimi i rekomandimeve të Komisionit Europian.

Numri një i SPAK Altin Dumani në funksion të përmbushjesh të pritshmërive ndaj prokurorisë së posaçme,  kërkoi më shumë burime njerëzore duke e argumentuar këtë me specifikat e hetimeve të SPAK.

“Të hetosh veprat penale të korrupsionit  të shkeljes së barazisë në tendera shpërdorimit të detyrës apo fshehjes së pasurisë dhe të deklarimit të rremë, është shumë e vështirë, kërkon kohë, kërkon shumë kohë kërkon burime njerëzore dhe kjo është vështirësia që ne ndeshemi përditë. Tashmë që kemi hetimin e sektorit financiar me 12 por kemi edhe katër vende bosh, ku ne delegojmë një pjesë të mirë të veprimeve hetimore.”-u shpreh Altin Dumani.

Kreu i SPAK i tha këtij këshilli se institucioni që drejton i shikon më shumë vëmendje vendimet e marra nga vetingu gjyqtarëve dhe prokurorëve për të parë nëse ka elementë korrupsioni për tu hetuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA