Si ndryshoi narrativa e Izraelit për përgjegjësinë e sulmit ndaj spitalit në Gaza (fotot)

18/10/2023 21:53

Të paktën 500 njerëz janë vrarë në mënyrë brutale nga bombat që goditën pasditen e djeshme spitalin al-Ahli Arab në Gaza, në sulmin më të rëndë që kur nisi lufta e Izraelit kundër grupit Hamas më 7 tetor, por që fatkeqësisht ka marrë gjithashtu jetën e të paktën 2000 njerëzve të pafajshëm në Gaza.

Mes mjegullës vrasëse të luftës, reagimet janë konfuze, me mohime përgjegjësie nga të dyja palët, në një sfond narrativash rivale dhe dezinformacioni të gjerë online, shkruan rrjeti i Katarit, Al Jaseera.

Por mohimet e përgjegjësisë dhe fshirjet e postimeve në rrjetet sociale kanë ngritur dyshime mbi versionin izraelit të ngjarjeve.

Shumë besojnë pretendimin e Izraelit se një raketë e lëshuar aksidentalisht nga grupi palestinez Xhihadi Islamik shkaktoi shpërthimin, por ky nuk ishte versioni parë i ngjarjeve prej tyre.

Në postimet fillestare në rrjetin X nga zëdhënësi i presidentit izraelit Hananya Naftali, ngrihen dyshimet kryesore. Ai shkruante pak pas sulmit rreth orës 19.00: “Forcat ajrore izraelite goditën një bazë terroriste të Hamas brenda një spitali në Gaza,” por postimi u fshi pas disa minutash, shkruan Al Jaseera.

Në orën lokale 10.58pm, Naftali kërkonte ndjesë në rrjetin X për postimin e një “lajmi të agjencisë Reuters” që sipas tij “në mënyrë të rreme pretendonte se Izraeli kishte goditur një spital në Gaza”.


Ai shkruante: “Ushtria izraelite nuk bombardon spitale, unë besoja se Izraeli kishte goditur një bazë të Hamas në Gaza”.

Më herët në ora 21:04 ushtria izraelite njoftonte se një raketë e militantëve kishte shpërthyer jashtë destinacioni: “Nga analizat e sistemeve të ushtrisë, mësohet se nga një seri raketash të lëshuara drejt Izraelit, njëra kishte kaluar pranë spitalit të goditur”.

Por siç u mësua më vonë, postimi ishte korrektuar pasi një version i mëhershëm përfshinte dhe provë me video, shkruan Al Jaseera.

Aric Toler, gazetar i rrjetit The New York Times, hidhte poshtë vërtetësinë e pamjeve pasi në postim sinjalizohej se ishte redaktuar 40 minuta pas shpërthimit.

Natën e shpërthimit Organizata Botërore e Shëndetësisë theksonte se ishin kryer një total prej 51 goditje te ushtriuse ndaj ambjenteve shëndetësore në Gaza që prej nisjes së konfliktit më 7 tetor. Në to ishin vrarë 15 punonjës shëndetësie dhe 27 ishin plagosur.


Vetë ushtria izraelite kishte  lëshuar urdhra evakuimi për 22 spitale që trajtonin rreth 2,000 pacientë në Rripin e Gazës, teksa intensifikonte fushatën e bombardimit. Një zyrtar shëndetësie në Gaza tha për Al Jazeera se Izraeli kishte goditur për paralajmërim dy predha artilerie ndaj spitalit al-Ahli Arab disa ditë para shpërthimit qe e shkaterroime njerëzit brenda.

“As spitali nuk është më një vendi sigurtë …” tha Dr Richard Peeperkorn, përfaqësuesi i OBSH për Bregun Perëndimor dhe Gaza.

Ndërsa qeveria e Netanyahu ka shfaqur provat e saj të mohimit të goditjes duke treguar se krateret e bombave të ushtrisë janë shumë më të thella se ato të shkaktuara në spitalin e dramës vrasëse. Në një tjetër postim Netanyahu shkruante se “terroristët barbarë sulmuan spitalin në gaza, jo ushtria izraelite”.

FOTO GALERI
2/3
Të paktën 500 njerëz janë vrarë në mënyrë brutale nga bombat që goditën pasditen e djeshme spitalin al-Ahli Arab në Gaza

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA