Foto Ilustruese

Një sherr me thika mes dy adoleshentëve ka ndodhur mesditën e sotme në Shkodër.

Dy 15-vjeçarë janë konfliktuar deri me përdorimin e thikës, ku si pasojë është plagosur njëri prej tyre.

I plagosuri është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

15-vjeçari tjetër u shoqërua në ambientet e Policisë Shkodër dhe po merret në pyetje, në prani të prindit të tij dhe të psikologut.

Mjeti prerës është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të këtij konflikti dhe sqarimin e rrethanave të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA