Në një takim me gazetarët pas takimeve private me liderë në forumin “Brez dhe Rrugë” në Kine, presidenti rus Vladimir Putin komentoi për marrëdhëniet Rusi-Kinë, dha pikëpamjet për konfliktin në Ukrainë dhe atë në Lindjen e Mesme.
“Patën takime private pune me ministrat e jashtëm të të dyja palëve, bashkë me stafin tonë, dhe më pas presidenti Xi më ftoi për një bisedë private”, tha Putin.
“Diskutuam edhe për situatën në Lindjen e Mesme, ndërsa unë e informova për situatën në Ukrainë, pra folën më shumë se dy orë, ndoshta tre orë për të folur në detaje”.
I pyetur nëse do të ndikojnë ndihmat e fundit ushtarake të SHBA për Ukrainën në konflikt, Putin, tha:
“Jo, nuk do të kenë rezultat. Ky është një gabim, dhënia e raketave nga SHBA për Ukrainën është një gabim që nuk ka kuptim për Ukrainën, ato vetëm do të shtojnë agoninë e saj”.
“Forcat ajrore ruse po patrullojnë zonën neutrale mbi Detin e Zi. Avionët tanë MiG-31 janë të armatosur me sisteme Kinzhal. Unë i kam paralajmëruar se ato nuk janë një kërcënim”, tha Putin.
“E di që lufta është luftë kjo kuptohet, por armatimet e reja që ka marrë Ukraina nga SHBA nuk do të ndryshojnë situatën në linjën e frontit. Vendimi i dhënies së tyre është një tjetër gabim i SHBA”.
Dhje Shtëpia e bardhë konfirmoi dërgesat në Ukrainë pas kërkesës së tyre, të raketave të afta për të goditur brenda Rusisë.
Mediat amerikane thonin se bëhej fjalë për sistemet ATACMS me një rang fluturimi prej 160 kilometra.
Top Channel