Një pallat është përfshirë nga flakët këtë pasdite në zonën e Yzberishtit në kryeqytet.

Paraprakisht raportohet se zjarri ka nisur në dhomën e gjumit të një apartamenti, që ndodhet në rrugën Rexhep Shala.

Të gjithë banorët u evakuan dhe fatmirësisht asnjë prej tyre nuk u lëndua.

Forcat zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e flakëve, ndërkohë që pritet hetimi për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA