Bisedat mes Gjokës dhe Bajrit zbulojnë mllefin e familjes Lici ndaj Astmer Bilalit.

Ai, konsiderohet njeriu kyç në atentatet ndaj njerëzve të tyre. Behar Bajri i tregon Pëllumb Gjokës se Lici i ka çuar fjalë për tu pajtuar.

Pakti që ofronte ishte pikërisht eliminimi i Astmer Bilalit, të cilit më herët i kishin vrarë babanë dhe xhaxhanë.

“Më kanë çuar fjalë sot ata të Braçes, Lictë. Kanë qejf të pajtohemi dhe të dëmtojnë Astmerin”

Pëllumbi: Kujdes, mos duan të të vënë në gjumë…

Behari: Unë jam duke i vënë në gjum se nuk ka pajtim me ata.

Në biseda, duket se Bajri i trembet vetëm Ibrahimit nga fisi i Licëve, të cilin e konsideron mjaft të rrezikshëm, ndaj kërkon me çdo kusht eliminimin e tij.

Ai i thotë Pëllumb Gjokës se të tjerët nuk janë rrezik dhe se Ibrahimit po i afrohet pasi ka zbuluar se fshihej në Tiranë.

Pak më poshtë, do të zbërthejmë të plotë planet e dyshuara për eliminimin e Licit dhe implikimin e oficerëve të policisë. Le ti kthehemi edhe njëherë serialit të ngjarjeve të vjetra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA