Në transkriptet e zbardhura, avokatët mbrojtës kanë ngritur pretendime se nuk vërtetohet lidhja e kodeve të aplikacioneve SKY me përdoruesit konkretë.
Ky është një pretendim bazuar edhe në çështjet penale të hapura në vendet evropiane si Gjermani, Francë apo Itali.
“Është një rrugë e re e cila nuk e dimë si do shkojë deri në shkallët e tjera gjykimit, në shkallët e para në shtetet që përmenda ka marrë konfirmim nga gjykata duke qenë e ligjshme”.
“Me materialet që kanë dalë nga masat e çfarë publikohet në media kuptohet që ka lidhje mes bisedave, individëve që kanë pasur aplikacionet dhe prova konkrete në ngjarje reale që kanë qenë edhe vrasje, pra në këtë situatë ka dyshim të arsyeshëm për momentin”, u shpreh avokati, Redi Ramaj.
“A quhen prova apo indicie, legjislacioni shqiptar e përcakton qartësisht që çdo e dhënë që vjen nga aparatet apo pajisjet elektronike është indicie dhe burim prove, burim që të çon te prova. Pse e them këtë, fakti që indiciet mund përputhen me prova tjera e bën po themi të pavlefshme që ka në vetvete burimi provës”, u shpreh, Eugen Beci, ish-prokuror.
Thelbi i debatit mbi vlefshmërinë e të përdorurit si provë të komunikimeve përmes aplikacionit SKY qëndron te procedura, nëse mund të konsiderohet provë e ligjshme. PIka e dytë, është identifikimi I saktë e kodeve me përdoruesit real. Prokuroria shprehet e bindur për identifikimin e saktë të personave, duke i kryqëzuar bisedat me prova dhe dosje të tjera hetimore.
“Disa prej këtyre pineve i kanë në shtëpi, banesë celular të tjerë. Nëse ka një gëzuar ditëlindjen ,ose ka qenë diku identifikohet me lidhje indirekte arrin te identifikimi saktë, profili I personit të përfshirë në komunikime kriminale”, u shpreh profesori i kriminologjisë”, Eugen Beci
“Mënyra se si është marrë nga organet ligjzbatuese franceze dhe mbërritja në Shqipëri me letër porosi është diçka e ligjshme në pamje të parë proceduriale. Por duhet parë, faktin se ka disa pikëpyetje që lindin për arsyen e këqyrjes që i bëhet një objekti apo pajisje elektronike në përgjithësi”, u shpreh ish-prokurori, Eugen Beci.
Top Channel