Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Milot-Morinë këtë të mërkurë me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e tre të tjerëve.
Dy makina tip “Benz” dhe “Ford” janë përplasur me një autobot pranë tunelit të Kalimashit.
Me makinën tip “Benz” udhëtonte A. B., banues në Tropojë, me automjetin tip “Ford” po udhëtonte shoferi I.L., banues në Kosovë, kurse me autobotin udhëtonte Sh. S., banues në Kosovë.
Shtetasit që humb jetën janë S. O., 58 vjeç, dhe N. O., 45 vjeç, banues në Kosovë, pasagjerë në automjetin tip “Ford”.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ku si pasojë e aksidentit është bllokuar qarkullimi në njërin kah të rrugës.
“Në lidhje me aksidentin e ndodhur në tunelin e Kalimashit, ku u përfshinë në një aksident rrugor automjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin I.L., banues në Kosovë, dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë, ju informojmë se shtetasit që kanë humbur jetën janë S. O., 58 vjeç, dhe N. O., 45 vjeç, banues në Kosovë, pasagjerë në automjetin tip “Ford”. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe dokumentin ligjor të kësaj ngjarjeje”, sipas policisë.
Top Channel