Një 16-vjeçar është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Kamëz.

Ai është plagosur gjatë një konflikti për motive të dobëta nga një 18-vjeçar me iniciale A.H.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:10 në rrugën “OSBE” në Kamëz, ndërsa autori është larguar pas ngjarjes dhe është shpallur në kërkim.

16-vjeçari si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Rreth zonës janë ngritur grupe kontrolli për kapjen e autorit, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA