Spalletti përzien kartat para Anglisë, tetë ndryshime në formacion

17/10/2023 10:47

Italia do të luajë një takim mjaft të rëndësishëm në rrugëtimin drejt Europianit Gjermani 2024, pasi do të sfidojë Anglinë kryesuese të grupit në “Wembley” të martën në mbrëmje.

Skuadra e kaltër vjen me karikimin maksimal, pasi triumfoi 4-0 ndaj Maltës, teksa për sfidën ndaj “tre luanëve” në transfertë, Luciano Spalletti ka përgatitur plot 8 ndryshime në formacionin bazë.

Kështu nga 11-shja me Maltën pritet të konfirmohen në formacion vetëm Donnarumma në portë, Barella në mesfushë dhe Berardi në sulm. Mbrojtja pritet të ndryshojë totalisht me Di Lorenzon ,Scalvinin, Acerbin e Udogie, që do të marrin vendet e Darmian, Mancinit, Bastonit dhe Dimarcos.

Në mesfushë, bashkë me Barellën, do të formojnë treshen Frattesi dhe Cristanten, ndërsa në sulm Berardi dhe El Sharawi do të nisen pas shpinës së Scamaccës, i cili pritet të udhëheqë repartin e avancuar.

Italia do të kërkojë të mos dalë pa pikë në transfertën angleze, në mënyrë që të mos komplikojë rrugëtimin e saj drejt Euro 2024-ës, një kompeticion ku do të paraqitej me stofin e kampiones në fuqi .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA