BBC kërkoi publikisht falje për mënyrën sesi mbuloi protestat pro-palestinezëve në rrugët e Londrës gjatë fundjavës.
Mijëra vetë marshuan në kryeqytetin britanik në shenjë solidariteti me Palestinën, por gjatë raportimit për situatën, prezantuesja e gjigandit mediatik anglez i dha ngjyrimin e saj gjendjes, duke nënkuptuar se ata po i ofronin në fakt mbështetje organizatës militante të Hamasit. BBC u përball me një rrebesh kritikash, ndërsa në rrjetet sociale vërshuan komentet. Prezantuesja e BBC News u detyrua të kërkojë ndjesë publikisht duke pranuar raportimin e gabuar. “Ishte e pasaktë, u shpreh ajo, mijëra njerëz i kemi etiketuar si simpatizantë të terroristëve”.
“Raportuam më parë për disa nga demonstratat pro-palestineze në fundjavë. Folëm për tubime në të gjithë Britaninë gjatë të cilave njerëzit shprehën mbështetjen e tyre për Hamasin”. E pranojmë se ky ishte një formulim i pamenduar mirë dhe një përshkrim i pasaktë i protestave”, u shpreh gazetarja.
Shfajësimi i medias së njohur vazhdoi edhe faqen e saj në internet. “BBC News ka raportuar për krimet që i ka kryer Hamasi por edhe për viktimat në Gaza. E kemi bërë të qartë vlerën e civilëve që jetojnë në Izrael dhe Gazë dhe natyrën e asaj çfarë ka ndodhur”, thuhet në deklaratë.
Top Channel