Top Channel ka siguruar pamje të një prej shtëpive të sulmuara nga terroristët e Hamasit.
Në të gjithë banesën duken gjurmët e gjakut të viktimave. Hamasi nuk pati mëshirë për askënd gjatë sulmit të papritur të 7 tetorit, ndërsa arriti të hynte deri në 15 km brenda territorit izraelit.
Ekipi i Top Channel ndodhet prej ditësh në frontin e luftës në Gaza, ku vijojnë luftimet mes Izraelit dhe Palestinës.
Numri i izraelitëve të marrë peng nga militantët e Hamasit është rritur, tashmë në një shifër 199. Kjo shifër u zyrtarizua nga ushtria e Izraelit, megjithëse ende nuk ka asnjë reagim nga pala tjetër.
Tensionet vijojnë ende të jenë të nxehta mes Izraelit dhe Hamasit, ku deri më tani bombardimet kanë vrarë më shumë se 2700 persona nga të dyja palët.
Me sulmet që vijojnë prej 9 ditësh, në Rripin e Gazës janë vrarë 1400 palestinezë dhe mijëra të tjerë kanë mbetur të plagosur duke tejbushur spitalet në një nivel rekord.
Top Channel