Britanikja dënohet me vdekje në Indi për vrasjen e bashkëshortit, me ndihmën e të dashurit sekret (fotot)

17/10/2023 17:12

Një nënë britanike 38 vjeçare është dënuar me varje dje në Indi për vrasjen brutale të bashkëshortit të saj, me ndihmën e të dashurit të fshehtë, para djalit nëntë-vjecar të çiftit.

Ramandeep Kaur Mann u shpall fajtore nga gjykata në Indi për vrasjen e Sukhjeet Singh, besimtar i devotshëm Sikh. Në gjyq u tha se zonja Kaur Mann kishte helmuar dhe më parë familjen bashkëshortin derisa e vrau me thikë në shtator 2016, shkruanin mediat vendase.

Bashkëpunëtori i saj Gurpreet Singh u dënua me burgim të përjetshëm. Thelbësore në zbardhjen e çështjes ishte dëshmia e djalit 9-vjeçar të çiftit, kundër nënës së tij.

Ramandeep Kaur Mann nga Derby në Veri të Anglisë, u shpall fajtore për vrasjen e bashkëshortit 34 vjeçar Sukhjit Singh, kur ata ishin me pushime në shtëpinë e nënës së burrit në Indi.

Singh u gjet i vdekur në një pellg gjaku me fytin e prerë, para djalit të tij të tmerruar që asokohe ishte nëntë vjeç.

Djali dëshmoi në gjykatë se kishte parë nënën e tij që fillimisht tentonte të mbyste Singh me jastëk, ndërsa i dashuri i saj që ishte mik fëmijërie me bashkëshortin e gruas, e goditi burrin me çekiç në kokë, që gruaja më pas ta vriste me thikë.

Vetëm tani pas shtatë vjetësh Ramandeep është shpallur fajore për vrasjen brutale dhe është dënuar me varje nga gjykata indiane.

Gurpreet Singh u dënua me burgim të përjetshëm dhe me gjobë 10,000 rupi ($100).

Familja e zotit Singh, me gruan e dy fëmijët kishin udhëtuar drejt Banda, në periferi të Delhi, në korrik 2016 për të takuar të afërmit dhe mikun e tij të fëmijërisë Gurpreet Singh, me të cilin burri kishte shkuar në shkollë.

Çifti ishin martuar në 2005 por në një rast Ramandeep kishte raportuar në polici se bashkëshorti refuzonte t’i jepte divorcin.

Në ditën e vrasjes Ramandeep kishte helmuar të gjithë familjen me një qetësues të fortë bimor, por nuk e kuptoi që djali nëntë vjeçar nuk e kishte prekur ushqimin.

Ai rrjedhimisht dëshmoi në vrasjen e babait me ndihmën e Gurpreet Singh.

Djali i çiftit dëshmoi se pasi Gurpreet goditi babanë e tij me çekiç në kokë, ai me pas i dha një thikë Ramandeep, e cila e preu në fyt bashkëshortin pa ndjenja.

Nëna e viktimës Singh tha pas verdiktit: “Ndjehemi të lehtësuar. Unë kërkova dënim kapital për Ramandeep në mënyrë që asnjë djalë nëne të vdesë kështu”.

FOTO GALERI
5/7
Ramandeep Kaur Mann nga Derby në Veri të Anglisë, u shpall fajtore për vrasjen e bashkëshortit 34 vjeçar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA