23/11 20:33
Suedia nuk pranon të dalë në fushë për pjesën e dytë të ndeshjes me Belgjikën, në Bruksel, ku gjatë fraksionit të parë u krye një sulm terrorist, duke lënë të vdekur dy tifozë të përfaqësueses nordike.
Lojtarët dhe stafi i Suedisë, të tronditur nga lajmi që morën në dhomën e zhveshjes, nuk dëshirojnë ta luajnë pjesën e dytë.
Pas një dialogu të gjatë me përfaqësuesit e UEFA-s, federatat përkatëse të futbollit dhe autoritetet lokale, ndeshja u pezullua me rezultatin 1-1. Me marrjen e vendimit, publikut iu kërkua që të qëndronte brenda stadiumit, për të mos rënduar një situatë tashmë delikate për sa i përket rendit publik.
Top Channel