Ukraina, dorëzohet Putin? Pranon propozimin kinez: Bazë për marrëveshje paqeje!

16/10/2023 13:57

Në kohën kur lufta e Ukrainës hyri në ditën e 600-të dhe bombardimet ruse në Donjeck shkaktuan viktima të reja, Vladimir Putin jep shenja lodhjeje nga konflikti i zgjatur.

Presidenti rus deklaroi befas se propozimet e Kinës për fundin e luftës “ mund të përbëjnë bazën e një marrëveshje paqeje”, duke shtuar se “askush që e ka mendjen në vend nuk do ta linte të hapur mundësinë e një përplasjeje mes  fuqive bërthamore”.

“E njohim natyrën e propozimit kinez dhe e vlerësojmë atë. Besoj se është mjaftueshëm realist”, u shpreh shefi i Kremlinit, i cili përsëriti pretendimet se përpjekjet e Washingtonit për ta tërhequr Ukrainën në NATO rënduan situatën. Më herët, presidenti amerikan Joe Biden pohoi se SHBA-ja mund ta mbështesë edhe Ukrainën edhe Izraelin në aspektin ushtarak.

“Ne jemi Shtetet e Bashkuara për Amerikës, për hir të Zotit, shteti më i fuqishëm në botë, jo në botë, po në historinë e botës”, u shpreh ai kur u pyet nëse lufta e Izraelit dhe ajo në Ukrainë janë më shumë sesa që mund të përballojë SHBA-ja. “Ne mund të kujdesemi për të dyja dhe ta garantojmë mbrojtjen tonë ndërkombëtare”, tha Biden.

“Ne e kemi kapacitetin për ta bërë këtë, e kemi obligim”, shtoi ai duke e përshkruar SHBA-në si “shtet esencial”. Prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit të kaluar, Shtetet e bashkuara kanë ndarë 44 miliardë dollarë si ndihmë për Kievin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA