Gazetari i Top Channel ka bërë të mundur filmimin e shtëpive të para të tokës palestineze, të cilat janë të shkatërruara apo të djegura nga sulmet izraelite.

Prej ditësh gazetari Artur Bibe po raporton nga kufiri i Gazës, ku luftimet mes të dyja vendeve janë të vazhdueshme.

Më herët gazetari i cili ndjek zhvillimet minutë pas minute, ka raportuar se forcat izraelite i janë afruar kufirit dhe janë me dhjetëra tanke që po ecin paralel me kufirin, në zonën ku besohet do fillojë ofensiva izraelite. Ndërkohë bombardimet vazhdojnë dhe nuk ka asnjë armëpushim.

Top Channel