Tirana është gati të mirëpresë Samitin e Procesit të Berlinit, që për herë të parë mbahet në vendin tonë.

Kryeqyteti është veshur me flamujt e Bashkimit Evropian. Mësohet se veç takimeve zyrtare liderët evropianë do të priten me disa element surprizë, tradicionalë, si këngë e valle popullore.

Piramida do të jetë mjedisi kryesor ku do të zhvillohen aktivitetet, që nisin në orën 11:00 dhe përfundojnë në orën 19:30. Në hyrje të piramidës është vendosur edhe tabela e Samitit ku do të realizohet fotoja e përfaqësuesve të BE-së, me mikpritësin Edi Rama.

Samiti do të hapet me fjalën e kryeministrit Rama, kancelarit gjerman Olaf Scholz, presidentes së Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen dhe presidentit të këshillit të BE-së, Charles Michel.

Më tej do të ketë dy forume pune me tematikë integrimin e rajonit në tregun unik me BE dhe sfidat e mundësitë për investime e rritje në Ballkan. Në drekën e punës të planifikuar në orën 14 do të diskutohet mbi marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA