Tetë persona janë shoqëruar në polici këtë të hënë, pasi dyshohet se kanë bashkëpunuar për grabitjen e banesës së një 79-vjeçari në Torovicë.
Shtetasi N.B, 79 vjeç, banues në Torovicë, ka njoftuar se dy persona ende të paidentifikuar, kishin hyrë në banesën e tij në Torovicë për të vjedhur.
Autorët e dyshuar, sapo kanë konstatuar pronarin e banesës shtetasin N. B., janë larguar menjëherë nga banesa, pa marrë asnjë send a vlerë monetare dhe nuk kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 79-vjeçarit.
79-vjeçari, pas largimit të autorëve nga banesa e tij, ka qëlluar me armë gjahu çifte në ajër për të njoftuar komshinjtë.
Grupi hetimor vijon veprimet hetimore dhe procedurale, duke administruar çdo provë e dëshmi si dhe janë shoqëruar 8 persona deri më tani, me qëllim zbardhjen e ngjarjes dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve.
Top Channel