Top Channel vazhdon ende të raportojë nga fronti i luftës mes Izraelit dhe Palestinës.

Gazetari Artur Bibe na ofron video reale live ndërsa ndodhet afër kufirit me Gazën, aty ku situata është e tensionuar.

Në videon e fundit në sfond mund të dëgjojmë raketat që Hamasi hedh drejt Izraelit, e që ky i fundit i shkatërron ato në ajër me sistemin e tij mbrojtës “Iron Dome”.

“Një tjetër shpërthim ndodhi, disa raketa të tjera u lëshuan nga territoret e kontrolluar nga Hamasi dhe menjëherë janë shkatërruar në ajër nga sistemi mbrojtës i Izraelit”, raporton gazetari.

Një eskortë e madhe makinash, shihet në një video tjetër teksa shoqëron Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken, i cili u rikthye në Izrael, pas turit në Jordani, Bahrein, Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipt në kuadër të përpjekjeve për të shmangur zgjerimin e konfliktit në rajon.

Sekretari rikonfirmoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara për t’i ofruar Izraelit ndihmën e nevojshme për mbrojtjen e qytetarëve të saj. Ndërkohë që gjatë takimit në Kajro me presidentin e Egjiptit, Sekretari Blinken tha se është me shumë rëndësi mënyra se si Izraeli ushtron të drejtën për t’u mbrojtur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA