Sulme urrejtjeje ndaj myslimanëve, vritet 6-vjeçari në SHBA, shkas konflikti në Izrael

16/10/2023 09:00

Arsyeja e vetme përse një 6-vjeçar u qëllua për vdekje me thikë në Ilinois të Shteteve të Bashkuara dhe nëna e tij 32-vjeçare u plagos rëndë, është se ishin myslimanë.

Joseph Czuba, 71-vjeç, është autor i këtij krimi të urrejtjes, të ushqyer nga konflikti mes Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas. Sipas autoriteteve, gruaja e plagosur kishte thirrur policinë dhe kishte raportuar se qiradhënësi i saj e kishte sulmuar atë me thikë. Vogëlushi, sipas forcave të rendit, ishte qëlluar 26 herë. Presidenti Joe Biden e dënoi ashpër sulmin ndaj gruas dhe djalit të saj, që për faj të vetëm, kanë faktin se ishin palestinezo-amerikanë.

“Ky akt i tmerrshëm dhune nuk ka vend në Amerikë, dhe bie ndesh me vlerat tona thelbësore: liri nga frika mbi mënyrën sesi duhet të lutemi, se në çfarë duhet të besojmë dhe se kush jemi. Si amerikanë, duhet të qëndrojmë të bashkuar kundër Islamofobisë dhe çdo forme të fanatizmit e urrejtjes”, u shpreh Biden.

Ditët e fundit, policia në qytetet amerikane dhe autoritetet federale kanë qenë në gatishmëri të lartë për shkak të dhunës që mund të nxitet nga sentimenti antisemitik dhe islamofobik. Byroja Federale e Hetimit, FBI, së bashku me grupet hebreje dhe myslimane kanë raportuar për rritje të kërcënimeve dhe retorikës së urrejtjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA