Shkrimtari Ismail Kadare nderohet nga Presidenti Macron me titullin “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”

16/10/2023 20:57

Kryeministri Edi Rama mikpriti sot në mbrëmje Presidentin e Francës Emmanuel Macron, i cili mbërriti në Tiranë, në kuadrin e vizitës së parë zyrtare që një President francez zhvillon në Shqipëri.

Ndalesa e parë e Presidentit të Francës Macron ishte në Pallatin e Brigadave, ku në një ceremoni të posaçme, i dorëzoi shkrimtarit tonë të shquar Ismail Kadare, Dekoratën e “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”.

“I dashur Ismail Kadare, ‘të jetosh është të luftosh’ thoshte Seneka, thënien e tij ju e keni shndërruar në ‘të shkruash do të thotë të luftosh’. Ju rritët një xhevahir arkitekture, qyteti i Gjirokastrës në një shtëpi të madhe plot dhoma bosh, që ju e popullonit me ëndrrat tuaja. Në vend që t’i këndonit optimizmit sovjetik, ju lejoni të depërtoni melankolia e jetës, mjegulla dhe rrebeshet e saj. Një vend që jetonte para jush para se ju të jetonit atje. I këndonit me vargje bukurisë së një qyteti që nuk e kishit shkelur kurrë. Ju ishit bërë për të jetuar në Paris. Ju nuk sillnit shishe vere, ju sillnit libra, libra, libra dhe shumë të tjera që ua dhuronit miqve shqiptarë si shishe me liri. Në Tiranë ikja juaj solli protestat e para të studentëve që prej më shumë se 40 vjetësh. Ju kontribuuat në zgjimin e madh të popujve që ngritën perden e hekurt. I dashur Isamil Kadare ndonjëherë ju ndjeni keqardhje për ato vite që ju kanë shtypur. Liria, që u mbyllin gojën ka pëshpëritje me të forta, se britmat. Poet i Ballkanit, Rapsod i Evropës kam nderin t’ju ngre në gradën e Oficerit të Lartë në Urdhrin e Legjionit të Nderit”, tha Macron.

Presidenti i Francës, Emanuel Macron ndodhet në Tiranë për të vijuar takimet bilaterale të planifikuara nesër. Në të parën vizitë zyrtare të një presidenti francez në vendin tonë, paraditen e të martës do t’i rezervohet një pritje shtetërore nga presidenti Bajram Begaj. E më pas një takim në Kryeministri me kryeministrin Edi Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA