21/12 18:48
Suksesit të Kombëtares shqiptare po i gëzohet këto ditë e gjithë Shqipëria dhe jo vetëm.
Veç krenarisë, futbollistët kuqezi janë kthyer edhe në motivuesit më të mëdhenj jo vetëm për brezat më të vegjël që luajnë futboll, por edhe për ekipin Kombëtar A të vajzave, që në shtator nisi rrugëtimin në edicionin e ri ‘UEFA Nations League’ për këtë kategori.
Dy Kombëtaret patën një takim pasditen e së dielës në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’ teksa të pranishëm në këtë vizitë ishin edhe edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka; Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku, stafi teknik i Kombëtares A të djemve, me në krye trajnerin Silvinjo dhe trajneri i Kombëtares A të vajzave, Armir Grima
Top Channel