Samiti në Tiranë/ Nënshkruhet marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale
16/10/2023 18:21
Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale është nënshkruar këtë të hënë gjatë Samitit të Procesit të Berlinit që po mbahet në Tiranë.
Në këtë marrëveshje shtohen tanimë disa profesione të tjera, duke lehtësuar më tej lëvizjen e profesionistëve dhe shfrytëzimin e potencialit të burimeve njerëzore.
Marrëveshja u nënshkrua mes Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe BE-së.
Top Channel