Pritje madhështore në Shkodër për “Në kuadër të dashurisë”! Të pranishëm edhe Mjeshtrit e Mëdhenj

16/10/2023 21:51

Shkodranët i kanë rezervuar një pritje madhështore premierës së filmit “Në kuadër të dashurisë”, filmit të prodhuar nga TopMedia.

Kinema “Milenium” ishte shumë e vogël dhe artdashësit shkodranë pritën në rrugë aktorët dhe protagonistin kryesor Luizin.

Për të ndjekur filmin, ishin të pranishme edhe figura të qytetit mes tyre edhe “Mjeshtrit e Mëdhenj”, Zyliha Miloti, Besnik Cinari dhe Frederik Ndoci.

Ky i fundit së bashku me Luizin kënduan së bashku për publikun shkodran.

“Zëei mjaft i bukur”, e komplimentin Frederik Ndoci Luizin.

“Jemi rritur me këto këngë gjithmonë. Faleminderit që jetoni. Jemi me fat që jetojmë në kohën tuaj, na keni rritur”, thotë Luizi.

Të pranishëm ishin edhe Olta Gixhari me djalin e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA