Ndihmonin emigrantët për kalim të paligjshëm të kufirit, Gjykata e Durrësit lë në qeli 6 nga 10 personat e arrestuar

16/10/2023 10:38
Foto Ilustruese

Gjykata e Durrësit ka lënë në paraburgim 6 nga 10 personat e arrestuar për dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit për emigrantët aziatikë. Ata u arrestuan javën e kaluar në kuadër të operacionit “Fazat”.

Gjyqtari Rexhep Bekteshi caktoi “arrest në burg” për Daniel Sino, Fatmir Kapaj, Shani Pirro, Emilian Sina, Ardian Tema dhe Ledion Koçiu, ndërsa la të lirë, me masën “detyrim paraqitjeje”, shtetasit Fatjon Ukaj, Rexhina H. 18-vjeçe dhe Hume M.. Në “arrest shtëpie” u vendos Etleva P. 49-vjeçe.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin këta persona trafikonin emigrantë nga vendet e varfra aziatike si Bangladeshi, Afganistani e Nepali, drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Operacioni policor në bashkëpunim me prokurorinë u shtri në një hark kohor 6-mujor për goditjen e verpimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit. Policia deklaroi se është dokumentuar më prova ligjore veprimtaria e shtetasve të përfshirë në këto raste, të cilët bashkëvepronin në formën e një grupi kriminal. Gjatë periudhës hetimore, shërbimet e Policisë Durrës kanë mbajtur në vëzhgim nga Saranda në Shkodër, pjesëtarët e grupit kriminal të cilët i transportonin emigrantët, me automjete të marra me qira.

Nga veprimet intensive të kryera me metoda proaktive, është bërë i mundur dokumentimi i veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, të cilët të organizuar si grup kriminal, kundrejt pagesave 3500-5000 euro (që dërgoheshin nëpërmjet pikave të transferimit të parave), transportonin emigrantë nga Nepali, Afganistani, Bangladeshi dhe India, që ndiqnin itinerarin “Turqi-Greqi-Shqipëri” dhe synonin të kalonin në vendet e Bashkimit Europian.

Emigrantët, pasi grumbulloheshin në Greqi, kaloheshin nga pjesëtarët e këtij rrjeti, nga kufiri i gjelbër, në Sarandë, Gjirokastër dhe në Korçë. Më pas, emigrantët akomodoheshin në ambiente të ndryshme dhe transportoheshin me automjete të marra më qira, drejt Shkodrës, që të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi.

Në kuadër të operacionit janë sekuestruar edhe 7 automjete që përdoreshin për transportimin e emigrantëve, 4 000 euro dhe rreth 100 000 lekë, të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 19 celularë të pjesëtarëve të rrjetit. Të proceduarit penalisht janë banorë të Tiranës, Sarandës, Kavajës, Krujës dhe Durrësit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA