Plazhi në bregdetin e Vlorës vijon, edhe pse po kalon gjysma e tetorit.

Nuk janë vetëm banorët që shijojnë plazhin në këtë stinë por dhe të huajt, italianë që detin e Vlorës por dhe jo vetëm e kanë të preferuarin e tyre.

Përgjatë  zonës së ujit të ftohtë, plazhet janë ende me pushues.

“Se kaq bukur dhe ngrohtë në këtë stinë nuk ka qenë asnjëherë, sa të mbajë moti i ngrohtë ne do vijojmë të bëjmë plazh”, thotë një pushuese shqiptare.

“Ky tetor ka një mot fantastik, jemi me miqtë e mi dhe do të qëndrojmë një javë në Vlorë. Është bërë një punë shumë e bukur për qytetin e Vlorës nga qeveria shqiptare, dhe ky qytet po më bënë të mendoj që të jetoj në të ardhmen. Ndryshimi është shumë i madh me vitet e mëparshme që kam qenë. Mund të them që keni përjetuar një revolucion në këtë zhvillim“, shprehet një turist.

“Hera e parë që vi në Vlorë, duke parë që jemi në tetor, deti dhe moti i ngrohtë dhe e quaj veten me fat“, thotë një tjetër.

“Shumë bukur. Një det i pastër dhe njerëz fantastikë gjejmë në qytetin tuaj. Për ne pushimet ne tetor janë shumë të bukura sepse nuk ka shumë njerëz dhe ushqehesh shumë mirë. Jemi të lumtur që jemi këtu“, shprehet një tjetër turiste.

Këtë vit, italianët ishin grupi i dytë më i madh i pushuesve nga jashtë pas shqiptarëve të Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA