Përpjekjet për të tërhequr Serbinë në krahët e Perëndimit në vend të Kinës dhe Rusisë nuk kanë dhënë rezultate dhe është koha për të zgjuar një qasje të re.

Kështu është shprehur Philip Kossnett, ish-ambasadori amerikan në Kosovë nga viti 2018 deri në vitin 2021 në një intervistë për Euractiv.

Kossnett tha se përpjekjet e gjatë 15-20 viteve të fundit për të ndërmjetësuar një marrëveshje midis Serbisë dhe ish-krahinës së saj, kishte pasur një tendencë për t’u frustruar me Kosovën dhe për ta trajtuar atë si një “fëmijë të padisiplinuar që duhet të bëjë siç i është thënë”. Kjo, e kombinuar me idenë se Serbia është më e rëndësishmja në rajon dhe ne duhet ta “fusim në vathën evropiane dhe jo ta shtyjmë në krahët e Rusisë dhe Kinës”.

Mirëpo, ky qëndrim nuk ka qenë qasja më e mençur, shtoi ai. Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk ka mbajtur të njëjtin qëndrim me Perëndimin, sa iu përket sanksioneve perëndimore kundër Rusisë që kur Moska pushtoi Ukrainën.

“Unë mendoj se Serbia është qartazi e futur thellë në krahët e Rusisë dhe Kinës. Pra, çfarëdo përpjekjesh që ndërkombëtarët kanë ndërmarrë gjatë gjithë këtyre viteve për të tërhequr Beogradin drejt Perëndimit nuk kanë treguar ende ndonjë rezultat”, tha ai.

Kossnett, tani një bashkëpunëtor i lartë për programin e mbrojtjes dhe sigurisë transatlantike në Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane, shtoi se është koha që Evropa dhe Perëndimi të jenë më realistë për këtë. Ndërsa Rusia vazhdon të përpiqet në mënyrë aktive për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor, Kossnett tha se do të ishte një manifestim i rëndësishëm i solidaritetit evropian dhe perëndimor të “njohësh realitetin që Kosova ekziston” dhe faktin “që është një vend”.

Vendet e BE-së Spanja, Qiproja, Sllovakia, Rumania dhe Greqia nuk e njohin pavarësinë e njëanshme të Kosovës, të shpallur në vitin 2008. Kjo shkakton probleme edhe në NATO, ku kërkohet edhe unanimiteti për anëtarësim dhe mbahet nga të njëjtat vende, me përjashtim të Qipros, e cila nuk është anëtare e NATO-s.

Mendoj se kjo do të ishte një kohë e mirë për SHBA-në dhe Bashkimin Evropian që t’i bëjnë një thirrje të fortë atyre vendeve evropiane që janë anëtare të NATO-s që nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë këtë,” tha Kossnett.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA