Gara për SPAK, shtohet lista e prokurorëve kandidatë për vendet vakante

16/10/2023 13:15

Vazhdon gara në SPAK për tre vendet vakante në këtë institucion.

Prokurori Pali Deçolli,  prokurori Bledar Maksuti, prokurorja Anita Jella, prokurori Ndini Tavani janë kandidatët e fundit në listën e prokurorëve që kanë shprehur interes pranë KLP-së, për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme pranë SPAK.

Më herët kanë dorëzuar kandidaturën Prokurorja Sonila Muhametaj, Albert Kuliçi e pas tij edhe prokurori Olsi Dado. Ndërkaq, prokurori Kreshnik Ajazi ishte aplikanti i tretë për postin e ngritjes në detyrë në Prokurorinë e Posaçme pranë SPAK.

Sot është afati i fundit për aplikime për tre vende vakante në SPAK.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA