Autoritetet në shtetin amerikan të Colorado thanë sot se një shofer kamioni është vrarë nga dalja prej binarëve të një treni mallrash që shembi një urë dhe mbushi tokën me asfalt të derdhur mbrëmë pranë qytezës së Pueblo.
Zyrtarët nuk jepnin detaje të tjera teksa zëdhënësi i policisë së Pueblo tha vetëm se nuk kishte mjete apo persona të tjerë të përfshirë.
Policia e Colorado kishte postuar në rrjet imazhe ku shihej një urë gjysmë e shembur me kamionin poshtë saj, ku mësohet se ka humbur jetën shoferi.
Imazhet e katastrofës së radhës hekurudhore në SHBA, tregojnë gjithashtu vagonët e shpërndarë në rrugë dhe qymyrin e përhapur në të gjithë zonën.
Treni i linjave BNSF kishte dalë nga binarët në urën mbi autostradën Interstate 25 pasditen e djeshme, njoftonin hekurudhat e Texas. Shkaku i daljes nga shinat është ende në hetim nga personeli hekurudhor.
Ministri i transportit Pete Buttigieg tha se kishte kontaktuar me guvernatorin vendas Jared Polis për ngjarjen dhe për të ndihmuar në kthimin në funksion të rrugës e hekurudhës.
Ky është më i fundit i aksidenteve të tilla hekurudhore që kanë goditur kësaj vere SHBA duke shkaktuar dëme të rënda mjedisore me derdhje të kimikateve në burimet ujore e tokesore.
Në qershor në jug të Montana vagonë treni derdhën mijëra litra produkte naftë në lumin Yellowstone duke helmuar zonë e gjerë ujore.
Top Channel