18/11 20:16
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken foli të hënën me ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan për “përpjekjet diplomatike për të parandaluar zgjerimin e konfliktit dhe për të minimizuar kostot humanitare të luftës” në Izrael, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.
“Sekretari përsëriti nevojën që Hamasi të ndalojë të gjitha sulmet e dhunshme dhe të lirojë menjëherë pengjet,” tha Miller.
Sekretari përshëndeti angazhimin konstruktiv të Turqisë. Një zyrtar i lartë turk i tha CNN javën e kaluar se Turqia po merr pjesë aktive në përpjekjet për të siguruar pengjet e marra nga Hamasi.
Top Channel