Bie qetësia në Sa’ad, prej orësh nuk ka bombardime/ Lëvizja e mjeteve ushtarake vijon
16/10/2023 17:01
Ekipi i Top Channel ndodhet aktualisht në Sa’ad, ndërsa prej rreth dy orësh në qytet ka rënë qetësia.
“Ndodhemi në qytetin Sa’ad, për momentin nuk ka assnjë aksion as nga ushtria izraelite, përveç se lëvizje të shkurtra, nuk vijon me bonbardime, as Hamas nuk i është përgjigjur, ka rreth dy orë që situata është e qetë”, tha Bibe.
Sa’ad është një kibutz fetar në shkretëtirën Negev në Izraelin jugor . E vendosur pranë Rripit të Gazës dhe qyteteve Sderot dhe Netivot, ai është pjesë e Këshillit Rajonal të Sdot Negevit . Në vitin 2021, ajo kishte një popullsi prej 846 qytetarësh.
Për shkak të afërsisë me Gazën , kibuttzi ka qenë objektiv i sulmeve të shumta me raketa.
Top Channel