Një aksident ka ndodhur në Fier mbrëmjen e sotme.

Dy adoleshentë, njëri 17 vjeç dhe tjetri 18 vjeç janë përplasur me motomjetin që drejtonin.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, në fshatin Adë.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 2 drejtuesit e motomjeteve dhe një pasagjer në njërin motomjet, 14 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA