Në një intervistë për Top Channel komandanti i një prej njësive të ushtrisë që mbledhin trupat e të vrarëve e përshkruan të vështirë situatën afër kufirit me Gazën.
Po dëgjojmë bomba, armë, ç’po ndodh?
Komandanti: Kjo është situata, po mbaj të gjitha emocionet përbrenda në këto momente, kjo është ajo çfarë duhet të bëjë çdokush.
Sa trupa janë mbledhur deri tani?
Komandanti: Rreth 40 vetëm unë, janë mbledhur 2200 trupa në total deri tani, izraelitë dhe terroristë.
Kujtojmë se rreziku për civilët po rritet në Gaza, ndërsa Izraeli thotë se po përgatitet për fazat e ardhshme të luftës së tij me Hamasin, duke përfshirë sulme nga ajri dhe operacione tokësore.
Izraeli nisi ofensivën hakmarrëse pas sulmeve terroriste të Hamasit të 7 tetorit, ku u vranë 1300 njerëz.
Kushtet në Gaza janë përkeqësuar, ndërsa dhjetëra mijëra palestinezë përpiqen të largohen nga vendi i tyre. IDF ka thënë se do të nisë operacione të rëndësishme ushtarake vetëm pasi të shohin se civilët janë larguar nga zona.
Pentagoni ka urdhëruar të shkojë një grup i dytë në Mesdheun lindor dhe po dërgon avionë luftarakë të Forcave Ajrore në rajon. Anijet luftarake nuk synojnë të marrin pjesë në operacionet e Izraelit, por të pengojnë të tjerët të hyjnë në konflikt, si Irani dhe Hezbollahu.
Top Channel