Temperatura deri 28 gradë, si parashikohet moti për këtë të diel
15/10/2023 08:16
Kjo e diel parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira, që priten të shtohen gjatë pasdites në veriperëndim.
Temperaturat minimale do të luhaten 9-17 gradë, temperaturat maksimale parashikohen 20-23 gradë në veri, 27-28 gradë Celsius në zonën e ulët dhe pranë bregdetit.
Era pritet të fryjë me drejtim veri-perëndim me një shpejtësi 6-15 m/sek, duke shkaktar dallgëzim të forcës 3-4 ballë.
Top Channel